Kronikë

Policia e Kosovës konfiskon mallin që hyri ilegalisht nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndaluar një veturë në fshatin Banjë të Zubin Potokut, në të cilën janë gjetur mallra pa dokumente përcjellëse.

Sipas raportit zyrtar policor, rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 ndërsa i dyshuari është një boshnjak shtetas i Serbisë.

Malli është dërguar në terminal doganor ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt./KOHA/