Policia e Kosovës ka bërë me dije se dje rreth orës 15:22, një person nga fshati Ruboc i Kamenicës ka humbur jetën.
Sipas raportit zyrtar, viktima derisa ishte duke bartur dru në mal, kishte pësuar aksident duke u rrokullisur me traktor. Ai është dërguar në QKMF të Kamenicës ndërsa mjeku e ka konstatuar vdekjen e tij, transmeton KOHA.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.