Kronikë e zezë

Policia i zë duke përpunuar substanca narkotike nga kanabisi, arreston pesë persona

Policia i zë duke përpunuar substanca narkotike nga kanabisi, arreston pesë persona
Foto: Ilustrim

Pesë persona ka arrestuar Policia e Kosovës, të premten, pasi janë zënë në flagrancë duke përpunuar substanca narkotike nga bimët e kanabisit, në një fushë të hapur në Llapashticë të Podujevës.

“Në një shtëpi të pabanuar (e njërit prej të dyshuarve) janë gjetur dhe sekuestruar 2097.4 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, 7 bimë kanabisi me gjatësi prej 30 cm deri 1 metër dhe dy vetura të cilat të dyshuarit i kishin përdorë për kryerjen e veprës penale”, thuhet në raporton 24 orësh të PK-së.