Një punëtor nga nacionaliteti serb i minierës së Trepçës në njësinë e Leposaviqit ka vdekur sot në vendin e punës.
Rastin për KOHËN e ka konfirmuar kryeinspektori i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Fatmir Gërguri.
Ai ka thënë se i njëjti fillimisht ka humbur krahun e pastaj ka vdekur për shkak të plagëve të marra.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 10:30, në njësinë përpunuese-flotacion. Janë marrë masat dhe është dërguar për trajtim, por nuk ka mundur të iu mbijetojë plagëve”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdes një punëtor në kompleksin industrial “Trepça”
-
Humb jetën një minator në veri të Kosovës, prokuroria e cilëson të dyshimtë
-
Një punëtor vdes nga shembja e dheut në minierën e Leposaviqit
-
Vdiq një punëtor, u rrëzua në vendin e punës
-
Leposaviq, vdiq një person pas lëndimeve në kompaninë ku po punonte