Kronikë

Cyrih: Vritet kosovari, plagosen gruaja dhe e bija zvicerane

Një kosovar 47-vjeçar ka mbetur i vdekur pas një zënke në familje në mëngjesin e sotëm në Cyrih, ndërsa janë lënduar dy gra. Për gratë thuhet se bëhet fjalë për bashkëshorten e tij 50-vjeçare dhe vajzën 18-vjeçare.

47-vjeçari vdiq në shtëpi, ndërsa dy gratë janë dërguar në spital me lëndime.

Siç mëson “20Minuten”, bëhet fjalë për një 47-vjeçar, që është lindur në Kosovë dhe është marrë me biznes të veturave për 20 vjet.

“Unë e njoh atë dhe familjen e tij gjatë”, ka thënë një nga punëtorët e M.B. “Kurrë nuk ka pasur zënka. Ishin njerëz shumë paqësor. Është e trishtueshme çfarë ka ndodhur”.

Siç ka rrëfyer ai, B. kishte ardhur si 16-vjeçar nga Kosova në Zvicër dhe me bashkëshorten kishte dy fëmijë, një dal e një vajzë.

“Janë njerëz shumë të mirë. Djali po studion dhe e ka kompaninë e tij”, ka thënë punonjësi. Edhe vajza e tij ka thënë se planifikonte të studionte e bashkëshortja punonte në firmën e B.

Në Facebook B. kishte postuar në të kaluarën shumë foto me familjen. Para 15 orëve kishte postuar një foto duke tymosur një cigare.

Sipas Policisë së Cyrihut motivet dhe rrjedha e ngjarjeve janë ende të paqarta dhe po hetohet nga prokuroria publike, Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Policia Kantonale e Cyrihut. Specialistët e Institutit të Forenzikës janë ftuar për të marrë prova.