Kronikë

Në Graçanicë ndalohet një person me tri paketa me barna pa banderola

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Në Graçanicë është ndaluar një person, pasi në veturën e tij kishte tri paketa me banda pa banderola, është njoftuar nga Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme.

“Njësia policore ndaloi një veturë me targa vendore dhe me drejtues të dyshuarin mashkull kosovar. Gjatë kontrollit, në veturën e të dyshuarit janë gjetur tri paketa me barna të llojeve të ndryshme pa banderola të organeve të Republikës së Kosovës. Me urdhër të prokurorit kujdestar është bërë konfiskimi i barnave dhe rasti është iniciuar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.