Kronikë

Tre shqiptarë akuzohen për mbjellje hashashi në “shtëpinë bari”, nga shitja do të fitonin 500 mijë paundë

Policia në Britaninë e Madhe ka arrestuar tre shqiptarë, të cilët akuzohen për kultivim të hashashit.

Të arrestuarit Leon Tosku, 42-vjeç, Altion Qosla, 44 vjeç dhe Erion Beqiraj 35 vjeç, janë kapur duke mbjellë lëndë narkotike në disa banesa, raportojnë mediat në gjuhën angleze, transmeton BW.

Nëse droga e mbjellë do të shitej, do të kapte vlerën e 500 mijë paundave.

Ata kanë qenë nën vëzhgim dhe u janë gjetur 3 shtëpi, në të cilat kishin mbjellë hashash dhe dyshohet se ishin të përfshirë edhe në zona të tjera në kultivimin e bimës narkotike.

Oficerët e policisë i kanë arrestuar shqiptarët më datë 10 shtator, pas hetimeve mbi aktivitetin e tyre kriminal të dyshuar.

Gjykata gjithsesi vendosi të lirojë me kusht shqiptarët, ndërsa nuk dihet nëse do të vendoset ndaj tyre masa e dëbimit nga territori i shtetit të Britanisë së Madhe.