Kronikë

Arrestohet 28-vjeçari në Pejë, vodhi mall në vlerë 55000 euro

Foto: Koha / Ilustrim

Një 28-vjeçar në Pejë është arrestuar për vjedhje të rëndë.

Policia në Pejë thotë se ai ka vjedhur mall në një depo në vlerë 55000 euro.

“Në Stacionin Policor Pejë, me datë 21.09. 2020, është paraqitur një rast “vjedhje e rendë” nga viktima e cila deklaron se në depon e tij “DENJIZI” në Pejë, i është vjedhur një sasi e mallit në vlerë prej 55000 euro. Viktima kishte vërejtur se para një muaji po i mungonte material nga depoja”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas një pune intensive nga hetuesit rajonal, policia thotë se është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari M. S. B. lindur 1992.

“Me vendim të Prokurorit Shtetit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve”, përfundon raporti.