Kronikë

Në Drenas rrihen një grua me një burrë

Në Drenas pas një mosmarrëveshje ka ardhur te një rrahje mes një gruaje dhe një burri, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00, ndërsa të dy kanë pranuar tretman mjekësor.

Në raportin e Policisë thuhet se pas intervistimit me urdhër të prokurorit, gruaja e dyshuar është liruar, ndërsa burri është dërguar në mbajtje.