Një personit i është ndaluar hyrja në Kosovë për gjashtë muaj, pasi ka kaluar ilegalisht kufirin te pika Dheu i Bardhë.
Sipas njoftimit, i dyshuari është shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe i njëjti është arrestuar nga Policia.
“I dyshuari është dërguar në procedurë të shpejtë në gjykatë ku i është shqiptuar masa e depërtimit dhe ndaljes për hyrje në Kosovë për 6 muaj”, thuhet në njoftim.