Kronikë e zezë

​Itali: Shqiptari qëllohet me armë në mes të plazhit nga dy persona të maskuar

​Itali: Shqiptari qëllohet me armë në mes të plazhit nga dy persona të maskuar
Foto: TCH

Pushuesit në plazhin e Torvaianicas në Itali, kanë mbetur të shokuar, pasi dy persona i bënë atentat një shqiptari në sytë e të gjithëve.

Mediat e huaja raportojnë se dy burra të maskuar dhe të armatosur mbërritën me motor në afërsi të plazhit, në orën 10:30 sipas orës lokale dhe më pas njëri prej tyre qëlloi disa herë në drejtim të shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.