Një person i maskuar ka hyrë në një banesë në Prishtinë natën e së premtes, duke grabitur stoli dhe gjësende tjera nën kërcënimin e armës.
Rastin në Polici e kanë raportuar dy gratë që kanë qenë cak i kësaj grabitjeje, bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë.
“Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se një i dyshuar i panjohur, i maskuar dhe me armë, ka hy në banesën e tyre dhe nën kërcënimin e armës u ka grabitur stoli ari, dy orë dore dhe me pas është larguar në drejtim të panjohur”, shkruhet në raport.