Kronikë

E rrah gruan dhe e largon nga shtëpia bashkë me tre fëmijët, arrestohet një burrë në Pejë

Foto: Ilustrim

Në Pejë dje është arrestuar një burrë me dyshimin se e ka rrahur bashkëshorten e tij, të cilën e ka larguar nga shtëpia bashkë me tre fëmijët e tij.

“Është arrestuar i dyshuari, burrë shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje verbale duke e sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij e ka larguar nga shtëpia bashke me tre fëmijët e tyre”, thotë PK.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje .