Kronikë

Suspendohen pesë policë, pasi "u bënë spektatorë" në një rrahje në veri të Mitrovicës

Pesë policë janë suspenduar për 72 orë, me arsyetimin se nuk ndërmorën masat e duhura gjatë një rrahje që shpërtheu të martën në sheshin e Mitrovicës së Veriut.

Një video ku disa persona përfshihen në një rrahje në një kafiteri e policët vetëm shikojnë, është bërë virale në rrjetet sociale.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Branislav Radoviq, ka thënë për Radio Kontakt Plus se me vendim të drejtorit të Drejtorisë rajonale veri, Nenad Gjuriq, policët janë suspenduar pasi nuk vepruan sipas autorizimeve dhe nuk ndaluan prishjen e rendit publik.

Sipas mediave lokale, kjo është rrahja e katërt masive këtë muaj në Mitrovicë të Veriut.