Gjatë një bastisje të kryer dje në Prishtinë janë sekuestruar armë, e gjithashtu është deminuar një mjet shpërthyes nga KDOR-i dhe FSK-ja.
“Njësitë policore gjatë bastisjes në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull kosovar kanë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjysmë automatike, një pushkë ajrore, pesëqind e tridhjetegjashtë (536) fishekë të kalibrave të ndryshëm, tre karikatorë të armës dhe një mjet shpërthyes”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti për deminim i FSK-së dhe KFOR-it të cilët në mënyrë të sigurt mjetin shpërthyes e kanë tërhequr nga ai lokacion.
Me urdhër të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt dhe nuk raportohet për të arrestuar.