Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari për kontrabandim me migrantë

Një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari për kontrabandim me migrantë
 

Është caktuar një muaj paraburgim ndaj një personi të dyshuar për kontrabandim me migrantë, bën të ditur Gjykata Themelore e Prizrenit përmes një komunikate për media.

“Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale I.XH. nga Mitrovica në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale kontrabandim me migrantë”, thuhet në njoftim.