Kronikë e zezë

Në Zvicër fillon gjykimi ndaj kosovarit dhe ish-bashkëshortes së tij për keqtrajtim të fëmijëve

 

Të mërkurën në Gjykatën në Cyrih ka filluar procesi gjyqësor ndaj një 49-vjeçari me origjinë nga Kosova dhe ish-bashkëshortes së tij, zviceranes 48-vjeçare.

Ndaj tyre rëndojnë akuza se kanë keqtrajtuar pesë fëmijët e tyre, raporton “Blick” të mërkurën. Ata akuzohen se kanë rrahur, kanë mbyllur dhe madje edhe kanë keqtrajtuar seksualisht fëmijët.