Kronikë

30 ditë paraburgim për ferizajasin që dyshohet se vrau nënën

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj ferizajasit B.{., që dyshohet se e ka vrarë nënën e vet.

I akuzuari më 10 gusht, në shtëpinë e përbashkët të banimit në Ferizaj, me dashje dyshohet se ka privuar nënën 83-vjeçare M.{. nga jeta.

Për motive ende të panjohura thuhet se ai ka goditur nënën 4 herë me thikë në pjesën e përparme të kraharorit duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka vdekur në vendin e ngjarjes.

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj për masën e paraburgimit. Atë masë i pandehuri do ta vuajë në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në QKUK të Prishtinës.