Një person në Zveçan është ndaluar të hënën, pasi transportonte me kamion 28 metra kub dru, pa dokumente përcjellëse.
“Kamioni së bashku me lëndët drusore janë dërguar në Agjensionin e Pyjeve, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon me procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin e saj.