Kronikë

Policia e vlerëson vrasje të dyshimtë rastin e djeshëm në Koliq

Pa shenja jete është gjetur një burrë dje në Prishtinë rreth orës 14:30, rast të cilin Policia e cilëson si “vrasje e dyshimtë”.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thotë PK.

Policia shton se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Gjendet një i vdekur në veturë në fshatin Koliq, policia nis hetimet