Një person është gjetur i vdekur sot gjatë ditës në një veturë në fshatin Koliq, lagjja Peraj.
Policia e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Bajram Krasniqi, në një përgjigje për KOHËN tha se policia është duke e trajtuar rastin në koordinim me prokurorinë.
“Sot, më 08.08.2020 rreth orës 14:30, policia është njoftuar për një rast 'vdekje e dyshimtë'. Rasti ka ndodhur në fshatin Koliq (lagja Peraj). Njësitet policore nga Stacioni Policor 'Veriu' Prishtinë i janë përgjigjur njoftimit. Në vend-ngjarje, në një veturë, është gjetur një person pa shenja jete”, tha Krasniqi.