Kronikë

Dënohen dy të dyshuar në Gjilan për keqtrajtim të një gruaje

30 ditë paraburgim njërit e 30 ditë arrest shtëpiak i janë caktuar dy personave në Gjilan, për keqtrajtim të një gruaje.

Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit R. H., ndërsa refuzon kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj N. H., dhe i cakton masën e arrestit shtëpiak prej 30 ditësh.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 04.06.2020, i pandehuri N. H. shkon në shtëpinë e të dëmtuarës V. Sh. dhe e godet në kokë dhe duar, ku ka qenë prezent edhe i pandehuri R. H., ku ky i fundit në prezencë të fëmijëve ka kapur për fyti të dëmtuarën (bashkëshorten) duke e ngre zvarrë dhe e nxjerrë nga shtëpia, duke i thënë që nuk mund të qëndrosh këtu, sepse je e padëshiruar. Me këto veprime i pandehuri R. H. dyshohet të ketë kryer veprën penale “dhunë në familje”, ndërsa i pandehuri N. H. dyshohet të ketë kryer veprën “lëndim i lehtë trupor” vepra të sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në raportin e gjykatës.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, R. H., ndërsa ka konsideruar se ndaj të pandehurit N. H. duhet të caktohet masa e arrestit shtëpiak, pasi që kjo masë nuk do të pengoj zhvillimin normal të procedurës penale.