Është arrestuar mbrëmë në Mitrovicë një person i dyshuar për dhunë në familje.
Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë në Mitrovicë, i tha KOHËS se viktima e ka raportuar rastin mbrëmë vonë.
“Një rast me elemente të veprës penale ‘dhunë në familje’ është raportuar në orët e mbrëmjes të datës 04 gusht 2020 në Mitrovicë. Bazuar në deklaratën e viktimës bëhet e ditur se i dyshuari anëtar i së njëjtës familje në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj sajë dhe anëtarëve tjerë të familjes”, tha Zahiti.
Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Mitrovicë, në koordinim me prokurorin e rastit e mbrojtësin e viktimave kanë ndërmarrë veprime të nevojshme në hetim dhe trajtim të rastit.
“Ndërsa pas procedurave intervistuese, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policorë për 48 orë”, tha Zahiti tutje.