Kronikë

Arrestohen dy të dyshuar për ryshfet

Dy persona janë arrestuar me akuzë për dhënie-marrje të ryshfetit në këmbim të kryerjes së një pune.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në Prishtinë, është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë kapur në flagrancë duke dhënë-marrë ryshfet në këmbim të kryerjes së një pune. Të dyshuarit me vendim të prokurorit, pas intervistimit, janë dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.