Policia e Kosovës ka arrestuar një person me dyshim se më 21 korrik kishte hyrë në një xhami në Prishtinë dhe kishte vjedhur 95 euro.
“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, është shkruar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Po ashtu është arrestuar një person në Fushë Kosovë, si i dyshuar se ka bërë vjedhje të ndryshme në disa lokacione. Gjatë bastisjes së shtëpisë së tij janë sekuestruar një laptop, një i-Pad, bizhuteri, syze, parfume të ndryshme, dhe kartëmonedha të fotokopjutara në vlerë 3710 euro. Me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.
E në Prishtinë në orët e hershme të së premtes janë arrestuar dy persona pasi gjatë kontrollit i janë gjetur stoli ari, argjendi e bizhuteri që dyshohet se janë vjedhur. Ata janë dërguar në mbajtje.