Policia e Kosovës ka njoftuar se është iniciuar rast ndaj një personi, i cili edhe pse ishte i infektuar me COVID-19, ka hyrë në zyrat e një banke.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur të enjten në Suharekë.
Rasti është iniciuar si mosveprim në bazë të dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.