Kronikë

Gjykata e Apelit ua ashpërson dënimet tre të dënuarve për vrasje

Gjykata e Apelit ka vendosur t’u ashpërsojë dënimet me burgim tre të dënuarve për vrasje L.A., R.A. dhe Q.Xh. 

Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, i datës 23.12.2019, është ndryshuar.

Të akuzuarit L.A., i cili është shpallur fajtor, për shkak të veprës penale në bashkëkryerje “Vrasje e rëndë” dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, i është ashpëruar dënimi me burgim nga 18 në 22 vjet.

Të akuzuarës R.A. dhe të akuzuarit Q.Xh., për shkak të veprës penale në bashkëkryerje “Vrasje e rëndë”, është rritur dënimi nga 5 në 15 vjet burgim për secilin.

Apeli ka vlerësuar se ky vendim është në përputhje me shkallën e përgjegjësisë penale të tyre dhe me intensitetin e rrezikimit të vlerave të mbrojtura me shoqëri.