Kronikë

Arrestohet një polic i dyshuar për lëndim të lehtë trupor dhe kanosje

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “lëndim i lehtë trupor” dhe “kanosje”.

Sipas njoftimit për media, IPK kishte pranuar informacione për këtë rast sot nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Pejë ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor dhe kanosje.

“Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Pas këtyre veprimeve hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se lidhur me rastin, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

“Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet tutje në njoftim.