Kronikë

Gjendet i vdekur një burrë në Rahovec, Policia e cilëson vdekje të dyshimtë

Foto: Koha / ilustrim

Një burrë është gjetur pa shenja jete më 9 korrik në Rahovec.

Këtë rast Policia e cilëson si vdekje e dyshimtë, transmeton KOHA.

“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport të Policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.