Kronikë e zezë

Dhjetë të ndaluar në Prizren për mosrespektim të masave kufizuese

Dhjetë të ndaluar në Prizren për mosrespektim të masave kufizuese
Foto: Ilustrim

Dhjetë persona janë ndaluar nga policia në Prizren të mërkurën për mosrespektim të masave kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Prizreni është në mesin e katër komunave ku është kufizuar lëvizje nga ora 21:00 deri në ora 5 të mëngjesit. Kufizime ka edhe në Prishtinë, Ferizaj e Vushtrri.