Kronikë

Vdekje të dyshimta në Gllogoc e Gjilan

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24-orësh për dy vdekje të dyshimta gjatë ditës së martë.

Në fshatin Sankovc të Gllogocit, është gjetur një mashkull pa shenja jete në pyll rreth një kilometër larg shtëpisë, në orët e mëngjesit të së martës. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

Ndërkohë në orët e hershme të së martës në Gjilan është raportuar se një mashkull është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.