Një shtetas sirian është arrestuar të martën pasi tentoi të vidhte një veturë në Prishtinë, është njoftuar nga Policia e Kosovës. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e të martës në rrugën “Fehmi Agani”.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas sirian pasi i njëjti ka tentuar të kryej vjedhje nga vetura e viktimës mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, është shkruar në raportin 24-orësh të policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Një shtetas sirian arrestohet në Prishtinë, tentoi të vjedhë një veturë
-
Ia vodhën veturën nën kërcënimin e armës, Policia arreston njërin të dyshuar
-
E zë duke tentuar t’ia vjedhë veturën, arrestohet personi
-
Arrestohet një shtetas i huaj në Prishtinë për vjedhje në tentativë
-
Arrestohet një shtetas i huaj në Prishtinë, tentoi të vidhte në shtëpinë e një kosovari