Kronikë e zezë

Vodhën Parkun Arkeologjik të Apolonisë, veprat antike shiteshin nga 18-25 mijë euro secila

Vodhën Parkun Arkeologjik të Apolonisë, veprat antike shiteshin nga 18-25 mijë euro secila

Tre persona përfunduan në pranga për trafikim të veprave të artit, ku njëri prej tyre i vidhte dhe dy të tjerë siguronin klientët për t'i shituar. Ato merreshin nga parku i Apolonisë dhe shiteshin për 18-25 mijë euro secila.

Pas një hetimi disa javor të këtyre trafikantëve nga Policia e Durrësit, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i tyre ditën e djeshme në zonën e Currilave.