Kronikë

Duke besuar në ringjallje, vajza në Kombinat u mbajt e pajetë për 15 muaj në shtratin plot miza

Descriptive Text

Një ngjarje horror trondit mbarë opinion publik shqiptar dhe më gjerë. Nëna, Zhaneta Josifi dhe vajza e saj Anisa u vetëflijuan në Kombinat (Tiranë), me shpresën se do të ringjalleshin, duke besuar në religjionin Dëshmitarët e Jehovajit.

Ndërsa vajza tjetër e familjes, Blerta arriti të mbijetonte.

Por ajo që e bën edhe më tragjike këtë ngjarje është fakti se kufoma e Anisa Josifit është mbajtur për 15 muaj brenda në shtëpi, në krevatin e saj.

Ky është shtrati, në dhomën e ferrit, ku Anisa Josifi, u dergj e pajetë për muaj me radhë. E ëma e saj , Zhaneta, dhe e motra Blerta, kishin vendosur edhe këtë ventilator, për të larguar insektet dhe kundërmimin e rëndë nga trupi i pajetë i Anisës.

Në këtë shtrat vajza që gjet gjysmë e dekompozuar, lyhej nga e ëma dhe e motra me vaj e uthull, në pritje të ringjalljes së pretenduar.

Image