Policia e Kosovës në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, kërkon ndihmën e qytetarëve për të kapur të dyshuarin Elsadet Jefkaj.
Personi i kërkuar është:
ELSADET (Agim) JEFKAJ i lindur me 31.12.1993 në Gjermani.
I pandehuri është i kërkuar për veprat penale: Disa raste për veprat penale “Vjedhje të rendë” dhe “Vjedhje”
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Këtë thotë se e bën me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë, Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe Gjykatës Themelore Gjakovë-dega Malishevë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]