Ka vdekur një fëmijë në Mamushë pasi kishte rënë nën traktorin me rimorkio, derisa po e ngiste babai i vet.
Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, duke shtuar se kalimtarët e kishin dërguar menjëherë në emergjencë porse atje mbërriti pa shenja jete.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Raportohet se dje i dyshuari derisa ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, dyshohet se fëmija i tij, ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios. Viktima nga kalimtarët dërgohet në emergjencë ku mjeku konstaton se i njëjti është pa shenja jete”, njofton Krasniqi.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.