Kronikë

Një i arrestuar në Istog për të shtëna me armë

Policia e Kosovës në Istog ka arrestuar një person për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, shfrytëzim të pa autorizuar të armës” dhe “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”.

Thotë se ёshtё informuar se në fshatin Orroberd-Istog, kishte të shtëna me armë zjarri, nga njё person i dyshuar i cili kishte shtёnё disa herё nё drejtim tё disa personave tё cilёt ishin duke qëndruar nё njё lokal.

“Njësitet relevante tё Stacionit Policor Istog menjëherë iu kanë përgjigjur thirrjes dhe ёshtё bërё sigurimi i vendngjarjes, nga viktimat e rastit tё cilёt nuk kanё pёsuar lëndime ёshtё kuptuar se i dyshuari se pari ka qëndruar me viktimat dhe pas njё fjalosje në mes veti i dyshuari ka shkuar nё shtëpi ka marrё armёn dhe ka shtënë nё drejtim tё viktimave”, thhuhet në raport.

Policia me këtë rast arrestoi F.M. i lindur me 1988.

“Policia e Kosovës nё koordinim me Prokurorin e shtetit, kanё bastisur shtëpinë e tё dyshuarit, dhe gjatё bastisjёs është gjetur dhe konfiskuar arma (pistoleta) ‘Vzor’ kal. 7.65 mm, njё (1) karikator i sё njejtёs arme dhe njё (1) fishek kal. 7.65mm. Personi i dyshuar është intervistuar dhe me vendim tё Prokurorit tё shtetit personi i dyshuar ёshtё dërguar nё ndalim prej 48- orёsh”, thuhet në raport.