Kronikë

Rrëzohet muri i një shtëpize druri, një i vdekur në Milloshevë

Foto: Ilustrim

Një shofer i një firme e cila bën transportin e shtëpizave të drurit për vendet evropiane ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rrëzimit të një muri të shtëpizës, si pasojë, ka vdekur në spital.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Milloshevë të Obiliqit. I lënduari ishte shqiptar, shtetas i huaj.

“Si pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima ka ndërruar jetë në Emergjencë”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Lidhur me rastin është arrestuar pronari i firmës mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.