Kronikë

Gjashtë muaj burgim për organizim të lojërave të fatit

Gjashtë muaj burgim i janë caktuar një personi nga fshati Shanje i Dragashit i cili ka kryer veprën ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Në pajtim me palët i njëjti vendim është zëvendësuar në gjobë prej 1 mijë euro, ndërkaq në gjobë do t’i llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e arrestit shtëpiak.

Sipas njoftimit për media, i dyshuari kishte organizuar në shtëpinë e tij lojëra të fatit të cilat janë të ndaluara me ligj.

“I pandehuri përmes aplikacioneve të lojërave të fatit të instaluar në telefonin samsung organizon lojëra të fatit për klient, duke ju mundësuar personave të ndryshëm që fillimisht të hapin llogari në telefonat e tyre, e më pas i pandehuri ju dërgon shuma të parave përmes kësaj llogarie varësisht sa kërkojnë klientët, më pas këto shuma këta persona ia dorëzojnë në shumë të parave fizikisht të pandehurit, kurse këta persona luajnë lojëra të fatit derisa ta shpenzojnë këtë shumë që ia ka lëshuar i pandehuri”, thuhet në njoftim.