Kronikë

Nga pakujdesia godet me veturë karrocën me fëmijë në Prizren

Një incident është raportuar mbrëmë në Prizren. Policia thotë se një person, nga pakujdesia ka goditur me veturë një karrocë me fëmijë që po e shtynte prindi i vet.

Fëmija ka pësuar lëndime por pas tretmanit është liruar në shtëpi.

“Në rrugën “Hasan Prishtina”, Prizren, një i dyshuar përderisa ishte duke lëvizur me veturë, nga pakujdesia në vendkalimin për këmbësorë ka goditur karrocën me fëmijë qe ishte duke u shtyrë nga prindi. Si pasojë fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në raportin e PK-së.