Kronikë

Arrestohet për sulm seksual ndaj një të miture në Vushtrri

Foto: Koha / Ilustrim

Dje në Vushtrri është arrestuar një burrë për sulm seksual ndaj një të miture.

“Është arrestuar një i dyshuar pasi i njëjti dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj viktimës së mitur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe posedon raport”, njofton Policia e Kosovës sot në raportin 24 orësh.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.