Kronikë

Aktakuzë ndaj një personi për vrasje dhe dhunim të një fëmije në Fushë Kosovë

Është ngritur aktakuzë ndaj një personi për vrasje dhe dhunim të një fëmijë në Fushë Kosovë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 27 prill 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.O., në drejtim të veprave penale ‘Vrasja e rëndë’ dhe ‘Dhunim’”, thuhet në komunikatë.

Tutje bëhet e ditur se i dyshuari, më 11 korrik 2019, në Fushë Kosovë pasi e kishte dhunuar viktimën K.V., më pastaj edhe e kishte vrarë.