Kronikë

Përleshje masive në veri të Mitrovicës, lëndohet edhe një polic

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës ka pësuar lëndime trupore në një rrahje masive që ka ndodhur mes disa serbëve mbrëmë në veri të Mitrovicës.

Zëvendës Drejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti ka thënë për KOHËN se përleshja mes disa të rinjve ka ndodhur në shëtitoren e qytetit në veri të Mitrovicës.

“Pas orës 01:00 në rrugën “Mbreti Petar” ka ndodhur një përleshje mes disa të rinjve, ku ka ndërhyrë policia me ç’rast një zyrtar policor ka marrë një goditje në kokë dhe ëstë dërguar në spital, ku është konstatuar se ka pësuar lëndime të lehta trupore”, ka thënë Hoti.

Ai ka njoftuar se një 27-vjeçar është arrestuar për sulm ndaj zyrtarit policore dhe atij i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. Hoti ka thënë se ende nuk dihen motivet e këtij incidenti.