Kronikë

Një muaj paraburgim personit që i publikoi fotografi në rrjete sociale togerit të FSK-së

Gjykata Themelore në Gjilan i ka caktuar një muaj paraburgim personit i cili ka ngacmuar togerin e FSK-së duke i publikuar një fotografi në rrjete sociale.

Sipas njoftimit, pas këtij postimi, viktima ka pranuar mesazhe kërcënuese e fyese për të dhe familjen e tij.

“I pandehuri D. P. (serb), duke dashur të shqetësoj të dëmtuarin Z. S. (serb), Toger në Forcën e Sigurisë së Kosovës, përmes rrjetit social Facebook, publikon fotografi të ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj me uniformë ushtarake, si dhe uniformë dhe flamuj të FSK-së, ku pas këtij publikimi i njëjti ka pranuar mesazhe kërcënuese, fyese dhe degraduese për integritetin e tij dhe të familjes, duke u linçuar publikisht nga persona të ndryshëm përmes rrjetit social”, thuhet në njoftim.