Kronikë e zezë

8 vjet burgim dhe 1000 euro gjobë për vjedhje nëpër barnatore e shtëpi në Gjilan

8 vjet burgim dhe 1000 euro gjobë për vjedhje nëpër barnatore e shtëpi në Gjilan

Gjykata Themelore në Gjilan shpalli aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit F. R, duke i shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 8 vjet burgim dhe 1000 euro gjobë, për vjedhje të rëndë.

“I pandehuri F. R. me datë 15.11.2019, rreth orës 22:10, në rrugën “Avdullah Tahiri” në barnatoren “Ranna” Gjilan, me anë të përdorimit të forcës dhe kanosjes serioze, nën kërcënimin e armës (pistoletë lodër dhe një thikë kuzhine), ka detyruar dy shitëset që të japin paratë që kanë poseduar në arkën e barnatores, me ç’rast ka përvetësuar 280 euro”, thuhet në njoftim.