Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet arrest shtëpiak ndaj një personi të dyshuar për fajde

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka kërkuar nga gjykata kompetente në Gjilan caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të dyshuarit F.D., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Fajdeja’’.

Sipas njoftimit, i dyshuari ka shfrytëzuar gjendjen e vështirë materiale të viktimës duke i dhënë borxh, e pastaj duke i kërkuar kthimin e parave me kamatë prej 30 për qind.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ekziston dyshimi i bazuar se, i dyshuari F.D., duke shfrytëzuar gjendjen e vështirë materiale të të dëmtuarit E.I., në periudha të ndryshme kohore i ka dhënë para me fajde, në vlerë prej 226,000.00 euro, me qëllim që pastaj t’ia kërkonte me kamatë prej 30%, me ç’rast vlera e përgjithshme sipas marrëveshjes që i dëmtuari kishte për t’ia kthyer të dyshuarit ishte 294,800.00 euro”, thuhet në njoftim.

I dyshuari, me vendim të prokurorit të shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.