Policia e Kosovës ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për kapjen e një të dyshuari për vjedhje të rëndë në Gjakovë.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për Tush (Nue) Frrokaj i lindur më 25.06.1975 në Gjakovë.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]