Kronikë e zezë

Aktakuzë kundër tetë personave që dyshohet se pajisnin qytetarë me diploma e dokumente false

Aktakuzë kundër tetë personave që dyshohet se pajisnin qytetarë me diploma e dokumente false

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër tetë pandehurve, M.H., D.G., A.R., M.B., D.M., E.Xh., F.Xh., dhe B.A., për shkak se ekziston dyshimi se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Sipas aktakuzës, gjashtë nga tetë të pandehurit që nga fillimi i vitit 2018 e deri më 9.10.2019, në Prizren, Prishtinë, Obiliq dhe Mitrovicë, në bashkëpunim me njëri - tjetrin, kanë përpiluar dokumente të falsifikuara, me qëllim të përfitimit të pasurisë.