Kronikë e zezë

Arrestohet një polic në Prishtinë pasi dyshohet se keqtrajtoi një person

Arrestohet një polic në Prishtinë pasi dyshohet se keqtrajtoi një person

Një zyrtar policor është arrestuar pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një person gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se lidhur me rastin Policia ka pranuar njoftim të mërkurën pas mesnate. Siç bëhet e ditur, zyrtari policor dyshohet se ka përdorur forcën te një person në një incident që kishte ndodhur pas mesnatës në Prishtinë.