Kronikë e zezë

Burrë e grua rrihen mes vete, arrestohen

Burrë e grua rrihen mes vete, arrestohen

Një çift bashkëshortor në Prishtinë është arrestuar të mërkurën, pasi janë rrahur mes vete, ku edhe kanë marrë lëndime të lehta trupore. Kjo është bërë e ditur në raportin e policisë. Pasi kanë marrë trajtimin, burri është dërguar në mbajtje, ndërsa gruaja është liruar me procedurë të rregullt.

“Një mashkull dhe një femër, kosovarë (bashkëshortë), janë arrestuar për shkak se ishin rrahur ndërmjet vete, ku edhe kishin pësuar lëndime të lehta trupore. Pas trajtimit mjekësor, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, shkruan në raportin.